Kurti viziton policin e plagosur: Operacioni është kryer me sukses

Kryeministri Kurti, ka vizituar policin Alban Rashiti, i cili mbeti i plagosur sot në veri dhe ka njoftuar se ishte i plagosur në krahërorin e majtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar policin Alban Rashiti, i cili mbeti i plagosur sot në veri.

Kurti ka njoftuar se polici ishte plagosur në krahërorin e majtë.

“Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së, ka takuar edhe familjen e policit të plagosur, i cili do të lirohet sot nga spitali.

Më tej, ai ka ka njoftuar se sot në orën 10:00 kanë mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika