Çështjet të cilat u biseduan gjatë kësaj vizite, kanë qenë në interes për zhvillimin e Postës së Kosovës, dhe për sfidat që po ballafaqohet. Në këtë takim diskutua për nevojën dhe planet për digjitalizimin e shërbimeve, që posta ofron dhe mbështetjen e qeverisë.
Zyra Kombëtare e Auditimit, ka vlerësuar në mënyrë pozitive pasqyrat e financave të Postës së Kosovës, duke dhënë opinion të kualifikuar pas vlerësimeve negative. Posta e Kosovës ka gjithsej 132 zyre postare dhe në muajin maj ka shënuar bilanc pozitiv financiar.
Bordi dhe menaxhmenti, morën lavdata nga Kurti për rezultatet si dhe ai falendëroi punëtorët e Postës së Kosovës për shërbimet e shpejta dhe cilësore që u ofrohen qytetareëve.
Njëkohësisht,kryeministri Kurti u zotua për bashkëpunim dhe mbështetje ndaj Postës, me qëllim përmirësimin e mëtutjeshëm të këtyre shërbimeve.
Ndër të tjera, Kurti mori si dhuratë nga Ushtruejsja e Detyrës së Kryeshefes, Fakete Kadiu dy pulla postare që kanë fituar çmime të rëndësishme ndërkombëtare.