Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mëngjesin e së martës së dy prillit ka bërë homazhe në Kralan të Gjakovës dhe në varrezat e qytetit në Gjakovë, duke nderuar të rënët e Kralanit dhe ata të familjeve Vejsa dhe Haxhiavdyli e Caka në Gjakovë.
Kurti ka thënë se “vrasja e fëmijëve dhe foshnjave, e pleqve dhe plakave, e grave dhe civilëve të pambrojtur në pranverën e vitit 1999, në Kralan dhe Gjakovë, dëshmon gjenocidin e ushtruar të forcave serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë”.
Tutje, kryeministri tha se urdhërdhënësit kanë qenë dora e zgjatur e Millosheviqit, të cilët janë me dhjetëra e me qindra, andaj ata duhet të përgjigjen para drejtësisë.
“Me kodin e procedurës penale dhe plotësim ndryshimin, ne, kemi mundësuar që kriminelët serbë të përndiqen, gjykohen dhe dënohen qoftë edhe në mungesë”, tha Kurti.
Ndryshe, në masakrën e Kralanit u vranë dhe ekzekutuan 80 civilë shqiptarë, ndërsa në familjet Vejsa, Caka e Haxhiavdyli mbi 29 civilë shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë.
Kurti bën homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës në Kralan të Gjakovës