Kurti: Vuçiq synon të kthehet në të kaluarën, por i ka ikur treni

Kryeministri Kurti ka thënë se presidenti serb, Vuçiq synon të kthehet në të kaluarën, por i ka ikur treni

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se situata në veri të vendit është e tensionuar si rezultat i panikut të Beogradit.

Ai ka thënë se Qeveria që drejton është e shqetësuar, por e kujdesshme për situatën aktuale.

“Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, ka thënë Kurti në intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel”.

Duke folur për kërkesën e Serbisë për kthimin e 1000 ushtarëve e policëve serbë në Kosovë, Kurti ka thënë se “Vuçiqi po synon të kthehet në të kaluarën, porse kjo është e pamundur”.

“…Ky tren ka ikur. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, ka thënë Kurti.

Në këtë intervistë, i pari i ekzekutivit ka folur edhe për planet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan RTKlive.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika