Kurti: Vuçiqi po pretendon rrejshëm se shqiptarët do të mblidhen tek Ura e Ibrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për përhapje të pretendimeve të rrejshme me qëllim të krijimit të frikës dhe reagimit nga KFOR-i në Mitrovicë.

Sipas Kurtit, deklaratat e fundit të Vuçiqit se shqiptarët do të mblidhen tek Ura e Ibrit janë të pavërteta dhe synojnë të tensionojnë situatën.

Në një postim në rrjetin social “X”, Kurti ka theksuar se pretendimet e rrejshme të Vuçiqit janë shpeshherë pararendëse të sulmeve të planifikuara nga Serbia.

“Me pretendimet e rreme se shqiptarët po marshojnë mbi urë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq synon të krijojë një atmosferë frike dhe të shkaktojë një reagim nga KFOR-i në Mitrovicë, duke kërcënuar se nëse ata nuk përgjigjen, Serbia do të përgjigjet. Asnjë shqiptar nuk po marshon mbi urë, siç pretendon ai rrejshëm. Të gjitha planet për hapjen e urës kanë synuar të nxisin ndërveprimin paqësor midis dy komuniteteve. Megjithatë, këto akuza të rreme janë shpesh një pararendës i një sulmi të planifikuar nga Serbia. Për sigurinë e të gjithëve, ata nuk duhet dhe nuk do të lejohen të hyjnë në territorin tonë”, ka shkruar Kurti.

 

Teksa Vuçiqi ka thënë se pret nga KFOR-i që ta kontrollojë situatën nesër tek Ura e Ibrit,  pasi pritet të ketë “organizim të një kundërtubimi me urdhër të Kurtit” si kundërpërgjigje ndaj tubimit serb në anën tjetër të urës.

Protesta e serbëve është paralajmëruar të fillojë në orën 11:00 dhe është përshkruar nga mediat serbe si një “protestë paqësore dhe demokratike” kundër hapjes së Urës së Ibrit.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika