Kurti: Zgjidhja serbe është “Ju nuk ekzistoni – por ne duam diçka nga ju”, nuk do të funksionojë kështu

Zyra e Kryeministrit ka publikuar intervistën e Kryeministrit Kurtit për gazetën gjermane FAZ. Përgjatë saj, Kurti ka thënë se Serbia duhet të mendoj se të njëjtat kërkesa që parashtron ajo, mund t’i bëhen edhe asaj. Sipas Kurtit, Serbia do të donte t’a veçojë një marrëveshje dhe të shpërfillë 32 të tjerat të arritura në Bruksel e krahas kësaj, edhe propozimin franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia thotë se Kosova është shtet artificial e megjithatë, nga e njëjta  duan një asosacion real të komunave. Por sipas Kurtit, Serbia duhet të mendoj se e njëjta kërkesë mund t’i bëhet edhe asaj.

Zyra e Kryeministrit  ka publikuar intervistën e Kurtit për gazetën gjermane FAZ, intervistë kjo e cila bëri bujë pas disa citimeve të Kurtit të publikuar në twitter nga një gazetar. Në intervistën e plotë, Kurti ka thënë se pakicat përbëjnë rreth tetë për qind të popullsisë në Kosovë dhe rreth 20 për qind në Serbi dhe krahas kësaj, kjo e fundit duhet të mendojë për parimin.

“Serbia vazhdon të thotë se nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Ata thonë se Kosova është shtet artificial. Por në këtë shtet gjoja artificial, ata duan një asosacion real të komunave. Zgjidhja serbe është: “Ju nuk ekzistoni – por ne duam diçka nga ju.” Nuk do të funksionojë kështu. Së dyti, kur kërkoni diçka, mbani gjithmonë parasysh se e njëjta kërkesë mund të ju bëhet edhe juve. Pakicat përbëjnë rreth tetë për qind të popullsisë në Kosovë dhe rreth 20 për qind në Serbi. Serbia duhet të mendojë për parimin. Gjithashtu, gjykata jonë kushtetuese ka vendosur që asociacioni serb i komunave nuk është në përputhje me kushtetutën e Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Se a mund të imagjinoj Kurti një model në të cilin minoriteti serb në Kosovë merr saktësisht të njëjtat të drejta si minoriteti shqiptar në Serbinë jugperëndimore, Kurti ka thënë se Beogradi nuk e ka me të drejtat e serbëve dhe se Serbia dëshiron që këto të drejta të territorializohen e kjo e fundit sipas Kurtit, është diçka krejtësisht tjetër.

“Unë jam për reciprocitetin e të drejtave të të gjitha pakicave në mbarë Ballkanin. Kjo është formula e paqes. Të drejtat e pakicave janë të rëndësishme për të luftuar dominimin nacionalist. Por Beogradi nuk e ka me të drejtat e serbëve. Serbia dëshiron që këto të drejta të territorializohen dhe kjo është diçka krejtësisht tjetër. Beogradi dëshiron që komunitetet serbe të formojnë një bashkim, por unë nuk di të ketë ndonjë serb në Kosovë që e kërkon këtë. Çdo javë marr dhjetëra letra nga qytetarët serbë të vendit tonë. Bëhet fjalë për të gjitha llojet e gjërave, për punët, funksionimin e shtetit ligjor e kështu me radhë. Askush nuk shkruan: ‘Ne kemi nevojë për një shoqatë komuniteti’. Këtë e thotë vetëm zoti Vuçiq”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, Kurti ka thënë se ndonëse 33 marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë janë arritur në Bruksel,  dy të tretat e tyre nuk janë zbatuar nga Serbia. Sipas Kurtit, Serbia do të donte t’a veçojë një marrëveshje dhe të shpërfillë 32 të tjerat e krahas kësaj, edhe propozimin franko-gjerman.

“33 marrëveshje janë arritur në Bruksel gjatë dekadës së fundit. Dy të tretat e tyre nuk janë zbatuar nga Serbia. E pranoj që këto 33 marrëveshje ekzistojnë dhe jam gati t’i marr parasysh të gjitha kur të fillojnë bisedimet zyrtare për normalizimin e marrëdhënieve tona në bazë të propozimit franko-gjerman në Bruksel. Por Serbia do të donte t’a veçojë një marrëveshje dhe të shpërfillë 32 të tjerat si dhe propozimin franko-gjerman. Por unë nuk jam për këtë. Kur flasim për normalizimin e marrëdhënieve tona, unë jam i gatshëm të flas për komunitetet dhe të drejtat e pakicës serbe – jo si parakusht për bisedime, por si pjesë e tyre”, ka deklaruar Kurti.

Ndër të  tjera, kryeministri Kurti ka theksuar se Kosova po llogarit në mbështetjen e partnerëve që votimi për pranimin në Këshillin e Evropës të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Ai ka theksuar se kërkesa për t’u anëtarësuar në BE do të dorëzohet në dhjetor.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika