Kurti zhvillon bisedë telefonike me Blinken, flasin për dialogun Kosovë- Serbi

Dialogu ka qenë tema e bisedës telefonike në mes të kryeministri të Kosovës, Albin Kurti dhe Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken. Kurti ka treguar se është theksuar nevoja për intensifikimin e dialogut i cili dërgon në njohe reciproke

Takimi i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti me Sekretarin amerikan të Shtettit, Antony Blinken

 





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.

I pari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka shkruar se Blinkenin e ka informuar për progresin e Kosovës.

“Biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht obligative, me qendër njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti.

Kurti, këtë bisedë telefonike me Blinken, e ka vlerësuar si shumë të mirë.

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika