Kurti: Fondi nuk ekziston për ta zbrazur, ai është mbledhur për të mos e zbrazur

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

‘’Fondi nuk ekziston për ta zbrasur, ai është mbledhur për të mos ta zbrazur’’, ka thënë kryeministri Kurti.

Në çështjen e tërheqjes së Trustit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ”nisma për mundësinë e tërheqjes së parave nga Trusti nuk është e rastësishme që ka ardhur nga një deputet i opozitës, i cili në një prononcim të tij medial ka thënë se “po të donte FMN do të na jepte mjete t’i shpërndanim për qytetarët dhe nuk do t’i preknim mjetet e fondit”.

“Janë këta që e kanë sjellë këtë propozim të kuvendit dhe janë këta që po e keqpërdorin brutalisht edhe rrjetin medial për të manipuluar opinion si për përmasat e krizës, ashtu edhe për domosodoshmërinë e tërheqjes së Trustit si zgjidhje. Ata po manipulojnë me konceptin e varfërisë ku nuk bëjnë pjesë vetë dhe me qytetarët e vendit për të arritur qëllimet e tyre personale. Nuk mund të lejojmë që edhe ta humbin të ardhmen edhe të mos e fitojmë të tashmen’’, ka thënë kryeministri.

Gjithashtu, ai shton se e kemi të qartë që mjetet e akumuluara në Trust janë të qytetarëve, por vetë natyra obligative e tyre tregon që ato vihen në dispozicion jo në bazë të preferencave politike apo individuale por në varësi tëmoshës së arritur.

Buxheti i Kosovës pas 6 vjetëve në vitin 2028 patjetër që është i qytetarëve të këtij vendi por nuk mund ta harxhojmë atë sot ne vitin 2022 për të zgjidhur problemet e tanishme.

‘’Nga mbi 695 mijë llogari të hapura, edhe pse gjysma e tyre jo aktive, në Trustin pensional të Kosovës, mbi 90 për qind e tyre kanë të akumuluara më pak se 10 mijë euro kurse 3 /4 e llogarive apo 500 mijë sosh kanë në mesatare vetëm 1100 euro në llogari.

Kur edhe FMN po thotë se është keq, dijeni që është shumë keq dhe është shumë gabim që këta 10 për qind që do të ishin përfituesit kryesor të një skeme për rrënimin pensional të vendit të udhëheqin iniciativa të tilla’’, ka theksuar ndër të tjerash Kurti.

Kryeministri Kurti ka folur edhe për krizën energjetike dhe implikimet për tregjet ndërkombëtare nga lufta agresore e Rusisë në Ukrainë, të cilat i kanë shtrirë efektet e tyre edhe në Kosovë.

‘’Ndikimi parësor i kësaj krize është rritja e çmimeve për një sërë artikujsh të shportës bazike të konsumit si produkte ushqimore, shërbime të transportit por edhe energji.Te rasti i energjisë kemi vendosur që koston shtesë të importit të energjisë të vlerësuar në rreth 128 milionë euro, ta mbulojmë përmes subvencionimit të amvisërive dhe atë në masën e 100 milionë eurove’’, ka thënë Kurti.

Ai shton se te rritja e çmimeve, qeveria beson se kategori të caktuara të shoqërisë janë goditur në mënyrë disproporcionale andaj edhe përgjigja jonë është dizajnuar në varësi të ndikimit.

‘’As pensionistët, as studentët, as lehonat, as punëtorët e angazhuar në ekonominë joformale, as ata që vazhdojnë të punojnë me paga minimale nuk ndihmohen dot përmes rrënimit të sistemit pensional’’, ka thënë Kurti.

Kryeministri thekson se qytetarët ndihmohen përmes rritjes së formalizimit, pagës minimale, përmes pagesave të njëhershme në masë prej 100 euro për secilin prej tyre siç edhe kemi bërë.

Kurti, si kundër replikë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqit për tërheqjen e këtij Trusti ka thënë se kjo është qasje populliste dhe popullizmi i tyre.

‘’Marine Le Pen, deputetja e Asamblesë Kombëtare të Francës në fushatë flet veç për çmimet në fund, nuk i intereson ekonomia. Nëse Kosova është në krizë apokaliptike, atëherë të gjithë qytetarët po e rrisim borxhin e përgjithshëm publik, por me pako të ringjalljes ekonomike e ndihmojmë qytetarin, halli im nuk është a do të kalojë ky projektligj, por sa dëm do i shkaktohet vendit të Kosovës’’, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika