Kurtishaj: Nuk kemi ngritje të çmimeve, pse ky helm po derdhet drejt bregdetit shqiptar

Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka theksuar se çmimet në Shëngjin dhe Velipojë mbeten të pandryshuara nga viti i kaluar. Ai kritikoi përhapjen e dezinformatave që dëmtojnë imazhin e bregdetit shqiptar dhe sugjeroi se agjencitë e huaja mund të kenë ndikuar në ngritjen e çmimeve në disa hotele.

Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka deklaruar se përveç Durrësit dhe Vlorës, ku ka pasur një rritje çmimesh, në Shëngjin dhe Velipojë çmimet kanë mbetur të njëjta si vitin e kaluar.

Sipas Kurtishajt, disa individë po përhapin dezinformata për të dëmtuar imazhin e bregdetit shqiptar.

“Çmimet e Shëngjinit dhe Velipojës janë të njëjta me të vitit të kaluar. Them të drejtën, ne vërejtën tonë i kemi shpreh edhe për Durrësin dhe për Vlorën. Unë pikërisht një javë para se të shohim komunikimin e kryeministrit (Edi Rama), kam shprehur shqetësimin e tyre në disa media të Shqipërisë. Nuk kemi ngritje të çmimeve, nuk e di ka është ky helm që hedhet derdhet drejt bregdetit shqiptar. Ndodh duan ta shohin kështu, por realiteti është ndryshe, dhe jo Ruzhdia po as dikush tjetër, çka do lek që paguan nga agjencitë e huaja, që nuk dua të hyjë se eksitojnë dyshimet e bazuara që janë agjencitë e huaja ato që kanë ndikuar për fat të keq që ato të ngrisin çmimet dhe të japin… janë agjencitë të shërbimeve, që supozohet të kenë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në ndonjë hotel. Dhe menjëherë janë vërsulur disa portale, duke e paraqitur Shqipërinë si një vend më të shtrenjtit në rajon”, ka thënë Kurtishaj.

 

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika