Kurtit i zbërthehet pretendimi për ish-shefin e KEK-ut: Cilat janë arsyet pas fitimit 105 milionësh?

Debat Plus, është komentuar fitimi i raportuar nga Korporata Energjetike e Kosovës për vitin 2022, ndërkohë që akuzat e Prokurorisë Speciale për abuzim me fondet publike vazhdojnë të rëndojnë mbi ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Drejtori, kryeshefi Krasniqi i solli 105 milion fitim KEK-ut për vitin 2022”, ka thënë kryeministri Albin Kurti, në një intervistë në RTK.

Kurti e mbron fuqishëm Nagip Krasniqin edhe pas ngritjes së aktakuzës së dytë: Ai i ka çmendur me suksese kundërshtarët

Sipas analistit Viktor Buzhala, fitimi i madh i KEK-ut për vitin 2022 ishte pasojë e çmimeve të larta të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Buzhala ka thënë se çmimi i megavatit ishte 700 euro gjatë verës dhe deri në 1,000 euro gjatë dimrit – një rritje e jashtëzakonshme krahasuar me çmimet e zakonshme të energjisë elektrike.

Ky fitim që e përmendi Kurti erdhi kryesisht nga eksporti i energjisë elektrike, i cili është i mundur vetëm kur ka teprica të energjisë në vend.

“Fitimi që përmendet me tri shifra, milionësh është i vitit 2022. Kur fitimi përnime ka qenë i madh për shkak të çmimeve të çmendura që kanë ekzistuar në tregjet ndërkombëtare. 700 euro ka shkruar verë çmimi i megavatit. Që s’është kërkah e imagjinueshme, verës 60-70 euro është sjell gjithmonë. Atë vit, 202, ka qenë 700 euro. Dimrit ka shkruar deri në 1 mijë. Që nënkupton që është fitim i madh që e ka siguruar KEK-u si pasojë e eksportit të energjisë elektrike. Zakonisht eksporti ndodh pas mesnate kur ka teprica në vend. Pra po flasim për fitim për një vit. Duhet me kqyr fitimin çdo vit”, ka thënë Buzhala.

Për gazetarin Shkelzen Dakaj, ky fitim është një tregues i menaxhimit të dobët, pasi ai thotë se sukseset menaxheriale matën më shumë me rritjen e prodhimit të energjisë, jo me shfrytëzimin e mundësive të tregut për të maksimizuar fitimet në një vit të veçantë.

“Sukses i menagjmentit llogaritet atëherë kur ti e ki rrit sasinë e prodhimit të energjisë elektrike. Pikërisht këtë vit, fitimi ka qenë për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike prodhim ka pas më pak”, ka thënë Dakaj në Debat Plius.

Teksa kujtojmë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Nagip Krasniqi dhe dy personave të tjerë, duke i akuzuar ata për shkaktimin e një dëmi prej 37 milionë eurosh në buxhetin e Kosovës gjatë periudhës 2021-2023.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika