Kurtit në takim i shkojnë vetëm 15 kryetarë nga 28 që kishin konfirmuar pjesëmarrjen

Në Kosovë janë 38 komuna, ndërsa vetëm 15 kryetarë komunash nga 28 sa e kishin konfirmuar pjesëmarrjen, ishin prezentë sot në takimin e thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Administrimit Lokal dhe Pushtetit, Elbert Krasniqi

Foto: KSP

Në Kosovë janë 38 komuna, ndërsa vetëm 15 kryetarë komunash nga 28 sa e kishin konfirmuar pjesëmarrjen, ishin prezentë sot në takimin e thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Administrimit Lokal dhe Pushtetit, Elbert Krasniqi. Pas takimit rreth dy orësh, Krasniqi ka thënë se u diskutua për problemet specifike të komunave.

Ndërkaq, i pyetur nëse po zvarritet procesi për zgjidhjen e kryetarëve të komunave në veri të vendit, Krasniqi potencoi se një gjë e tillë nuk po ndodh sipas tij. Ai theksoi se të gjitha nënshkrimet që kanë kërkuar largimin nga funksioni i kryetarit janë dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), për çka shtoi se u takon atyre për të marrë një vendim.

Krasniqi, të rëndësishëm e vlerësoi faktin që për herë të parë janë ndarë 742 milionë euro për nivelin lokal, për çka shpreson që projektet të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Ndërkaq, para se të fillonte takimi i mbyllur mes Kurtit, Krasniqit dhe kryetarëve e përfaqësuesve të komunave u tha se ndër çështjet kryesore për të cilat do të diskutohet janë regjistrimi i popullsisë dhe problemi me qentë endacakë.

“Në vazhdimësi diskutojmë për problemet e tyre, secila komunë ka specifikat e veta, mirëpo ka edhe problematikat e përgjithshme. Shumë e rëndësishme që e potencuam që është viti i parë ku janë mbi 742 milionë euro për niveli lokal nga niveli qendror dhe këto projekte shpresoj që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Ne kemi pasur 28 konfirmime, prej tyre 15 komuna patën përfaqësues dhe të tjerët nuk morën pjesë me asnjë paralajmërim tjetër. Por, ndodh që në një takim të ketë më shumë kryetarë, ndërsa te të tjerë më pak.

Nuk besoj që është konstatim i drejtë që thuhet se po zvarritet procesi, ku qeveria ka pasur një vullnet për ta përpiluar udhëzimin administrativ brenda një muaji dhe këtë e kemi bërë. E dini që ka pasur shumë paragjykime para kohës kur është prodhuar ky dokument që është kushtetues dhe jokushtetues. Tashmë kemi dokumentin, në bazë të këtij dokumenti, këtij udhëzimit administrativ kemi një proces të iniciuar në katër komunat e veriut të vendit. Të gjitha nënshkrimet e komunave të cilët kanë kërkuar largimin nga funksioni i kryetarit paraprakisht janë dorëzuar në KQZ dhe besoj që është pjesë e tyre kur ata e marrin një vendim për përgjegjësinë tjetër”, ka thënë ministri Krasniqi.

Ndërkaq, para se të fillonte takimi i mbyllur mes Kurtit, Krasniqit dhe kryetarëve e përfaqësuesve të komunave, u tha se ndër çështjet kryesore për të cilat do të diskutohet janë regjistrimi i popullsisë dhe problemi me qentë endacakë. /KSP

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika