Kusari: Biseda me Radoiçiqin është e prerë copa-copa, e fabrikuar

Jehona e bisedës telefonike të Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje me Milan Radojiçiqin, vite më vonë e ka trazuar Kuvendin e Kosovës.

“Po rren, po rren”, “Zdravo”, goditje të tavolinës, e deri te vendosja e shiritit të sigurisë rreth foltores. Kjo është pamja e vazhdimit të një seance plenare që u kthye në arenë përplasjesh.

Shiritin me mbishkrimin “Danger”, rrezik e vendosi ish kolegu i Kusarit, Haki Abazi. Ndërsa më i zëshmi ndaj saj ishte shefi i partisë më të madhe opozitare. 

“Milan Radojiçiq në koordinimi me kryetaren e GP-së së LVV-së, znj. Kusari Lila e kanë përcaktuar pagën minimale, në Republikën e Kosovës, po ashtu përmes këtij koordinimi, këta dy e kanë lënë jashtë pagës minimale, kategoritë më të ndjeshme, veteranët e UÇK-së,” tha Abelard Tahiri – Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Tahiri pretendon se përmes bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje me të cilën PDK nuk do të ketë më asnjë bashkëpunim, Lista Serbe ka tentuar t’i japë përkrahje një personi për anëtar të Gjykatës Kushtetuese e cili sot është zv.ministër i Drejtësisë.

Por kritika e opozitës nuk përfundon me kaq.

“Çka përfaqësojnë kur këta deputet….” tha Arben Gashi, Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së.

“Për çfarë kushtesh është negociuar me kriminilein me terrorisitin me inicuesin ndaj shteti ndaj pavarësisë,” tha Besnik Tahiri.

Njeriu emri i së cilës u përmend dhjetra herë, nuk hezitoi të përballet me akuzat, madje edhe me kundër-ofensivë.

 “A ju kujtohet bashkëpunimi e përurimi I shtëpisë,l kjo cka ka dalë dje imagjinojeni kur të dalin fotot e përurimit të shtpisë së Radojicii, dhuratat pr fëmijët e tij gna zyrtare e udhëheq,” tha Kusari-Lila.

Kjo është vetëm një pjesë e një përbaljeje të gjatë e cila u bë kryesisht ndërmjet shefafe të grupeve parlamentare, meqënse fjalimet e të gjithë deputetëve nuk lejoheshin sipas rregullores.

Prandaj votimi për diskutim, u hap, por dështoi, pro votuat vetëm 33 deputetë.

Pas kësaj opozita e lëshoi sallën.

Këtë rrugë e ndjekën edhe deputetë e partisë në pushtet, veçse këta për shkak se i patën vetëm 59 të pranishëm dhe seanca dështoi në mungesë të kuorumit.

Beteja e Kusarit, ndaj deputetëve por edhe ndaj akuzave pas bisedës së publikuar u zhvilluar edhe në hollin e Kuvendit, para seancës.

Ajo pretendon se audio biseda është fabrikim, sepse me Slavko Simiqin, Kusari thotë se biseda e fundit ishte në qershor të vitit 2022, sepse kinse e ka nxjerrë nga zyra sepse e ka lexuar një letër kërcënuese nga Milan Radojiçiqi.


“Vetëm një bisedë ka ndodhur me Radojiçiq në gjuhën shqipe, dhe i qëndroj prapa asaj, ajo çka kam dëgjuar dje nuk është bisedë auto-ktone, ajo ështëe e montuar. Zëri im mund të këputet dhe të ngjitet me pyetjet që ai i ka bërë pastaj dhe janë të inqizuar, unë nuk kam fol me Radojiçiqin për ligjin për pagën minimale ose për Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese,” deklaroi Kusari-Lila.

Kusari pretendon se nuk kanë pasur nevojë për votat e Listës Serbe për ligjin për pagën minimale në lexim të parë, dhe se 13 muaj pas largimit të Listës Serbe na Kuvendi është votuar ligji.

Kusari thotë se ekziston vetëm një bisedë me Radojiçiqin me insistim të Simiqit, dhe aty e ka pyetur se pse e kanë votuar në lexim të parë ligjin dhe më pas është folur për marrëveshjen e energjisë. Pas publikimit Kusari thotë se i është drejtuar Policisë së Kosovës dhe në Prokurori do të dorëzojë prova shtesë.

Shija e redaktorit

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika