Kusari: Deklaratat e Gashit janë spekulative, Qeveria nuk do të rrëzohet

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se në vjeshtë pritet që të bjerë Qeveria Kurti 2. Po ashtu, ai ka thënë se tetë deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK, e për pretendimet e Gashit ka reaguar Shefja e Grupit Parlamentar e LVV, e cila ka thënë se këto pretendime nuk qëndrojnë

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar gjatë mbrëmjes së 27 korrikut se “Në vjeshtën e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2”.

“Ka indikacione, ka lëvizje dhe interesime, janë tetë deputetë që kanë shprehur interesim për të ardhur në koalicion”, ka thënë Gashi.

Për pretendimet e Gashit, ka reaguar Shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila e cila këtë deklaratë e ka quajtur më shumë spekulative dhe se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Fare nuk besoj se qëndrojnë këto pretendime për arsye se nuk ka pasur as indikacione apo shprehje të vullnetit për të kaluar apo pakënaqësi përbrenda grupit. Situata është normale në grup, me një frymë komunikimi dhe bashkëpunimi, prandaj për më tutje, për kë ka menduar, besoj që Z. Gashi duhet të flasë. Por më tepër e shoh si deklaratë spekulative sesa diçka përmbajtësore,” u shpreh Kusari-Lila për portalin Dukagjini.

Shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, e pyetur rreth pretendimit të Gashit për rrëzim të Qeverisë gjatë vjeshtës, u shpreh se Qeveria është duke punuar pasi kanë hyrë në vitin e dytë qeverisës dhe ky mandat do të vazhdojë.

“Janë po të njëjtit që i kanë paraparë pak muaj, më pak se një vit e kështu me radhë të Qeverisë, prandaj ne kemi hyrë në vitin e dytë të qeverisjes dhe po besoj që Qeveria do të vazhdojë në mandatin e saj të rregullt deri në vitin 2025, kur do të mbahen zgjedhje të tjera parlamentare,” ka thënë Kusari-Lila.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika