Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari- Lila ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka theksuar se më 24 mars do të mbahen dy seanca, e para i kushtohet përvjetorit të fillimit të bombardimeve të Aleancës Veri-Atlantike (NATO), ndaj caqeve të forcave serbe në vitin 1999, ndërsa, seanca e dytë është e rregullt dhe nis në orën 15:00.
Në këtë të fundit, përveç pikave të zakonshme, do të ketë edhe debat parlamentar të thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), për politikën e jashtme.
Ajo e ka vlerësuar si tepër të suksesshme punën njëvjeçare të Qeverisë Kurti.
Sipas Kusari-Lilës Qeveria Kurti ka avancuar edhe sa i përket barazisë gjinore.

“Është hera e parë që një qeveri në mënyrë sistematike dhe pa kompromis e ka luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, ka theksuar ajo.
Shefja e deputetëve të LVV-së ka folur edhe për iniciativën e PDK-së për tërheqjen e parave nga Trusti, ka thënë se nuk do ta mbështesin.