Kusari: E mirëpres vendimin e ARBK-së për Klan Kosovën, vendi ynë do ketë pasoja

Juristja për të drejtat e medias, Flutura Kusari

Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias, ka reaguar pas anulimit të vendimit për shfuqizimin e certifikatës se biznesit të medias Klan Kosova.

Ajo ka thënë se “e mirëpres vendimin e ARBK-së për të anuluar vendimin e kundërligjshëm”.

“Me vjen shumë shumë keq për demin që i është bërë vendit tonë. Kushdo që e ka menduar, koordinuar dhe aprovuar këtë ide ka gabuar rëndë dhe pasojat do t’i vuan shoqëria jonë, vendi jonë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti”, ka deklaruar Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias.

“Anulimi vërteton 100% faktin që vendimi i parë nuk ishte dokument juridik por vendim politik i keqmenduar dhe i dëmshëm”, ka theksuar ajo.

Kusari ka përfunduar duke thënë se gjithmonë do të jetë me gazetarët.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika