Kusari: Hapni shkollat, mos i futni fëmijët në gërshërët e betejave politike

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar që shkollat të hapen dhe mësimi të fillojë të hënën e pesë shtatorit në të gjitha shkollat

Mimoza Kusari-Lila

“Agonia e cila po vazhdon për nxënësit lidhur me mosfillimin e mësimit, duhet të mbarojë të hënën e pesë shtatorit në gjithë Kosovën, pa dallim kush e udhëheq cilën komunë, apo cila parti udhëheq me cilën drejtori komunale të arsimit”, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka kërkuar nga drejtuesit e shkollave, mësimdhënësit dhe gjithë personeli arsimor, që procesi mësimor të fillojë të hënën e pesë shtatorit.

“Mos i futni fëmijët në gërshërët e betejave politike e institucionale, kemi më shumē nevojë për dritë e dije se për bllokadë e stagnim! Mësimi duhet të fillojë nesër, nxënësit duhet të ulen në bankat e shkollës aty ku e kanë vendin, jo në rrugë e jo në shtëpi me dëshpërim që ende nuk u gjet zgjidhje për ta”, ka shkruar ajo.

Sipas deputetes së VV-së, mbajtja e fëmijëve jashtë bankave të shkollës dhe jashtë objekteve shkollore, jo vetëm se është e padrejtë, por është e kundërta e vetë misionit të mësimdhënëses/it.

“Për gjeneratat që kanë përjetuar shkollat/shtëpi e përpjekjet e jashtëzakonshme të mësimdhënësve vetëm e vetëm të mos ndërpritet procesi mësimor, arsyetimi se “50€ nuk janë sa kemi kërkuar, kërkojmë 100€ deri në miratimin e ligjit të pagave”, nuk është arsyetim i qëndrueshëm krahasuar me dëmin që po u bëhet fëmijëve dhe gjithë procesit mësimor”, shkroi ajo.

Pritjen e nisjes së vitit të ri shkollor, Kusari-Lila e ka quajtur “ankth” që sipas saj ka disa vite radhazi që përjetohet njëjtë.

“Ka disa vite radhazi që një shtatori fillon me të njëjtin ankth: a do të ketë apo jo mësim se mund të kemi grevë. Tash kur ka filluar procesi i diskutimit publik të Projektligjit për Pagat, kur dihet që brenda këtij viti shkollor pagat e mësimdhënësve do të jenë ato meritoret dhe të cilat pas tetë vjetësh do të reflektojnë ndryshimin e merituar, mohimi i së drejtës elementare për mësimnxënie dhe mësimdhënie është destruktiv dhe me pasoja të rënda për nxënësit në mbarë Kosovën”, shtoi deputetja.

Por, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se greva nuk do të ndërpritet pa u realizuar kërkesat e tyre.

Jasharaj: Greva nuk ndërprehet pa u realizuar kërkesat tona

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika