Kusari-Lila: Çrregullimi i tregut duhet të rregullohet me masa konkrete

Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, për projektligjin për caktimin e çmimeve tavan për produktet themelore ka thënë se është i domosdoshëm pasi sipas saj "çrregullimi i tregut duhet të rregullohet me masa konkrete"

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së





Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, në lidhje me projektligjin për caktimin e çmimeve tavan për produktet bazë ka thënë se është i domosdoshëm, pasi siç thotë ajo “abuzimet me çmime kanë arritur në fazë të avancuar”.

Sipas Kusari-Lilës, çrregullimi i tregut duhet të rregullohet me masa konkrete.

“Ky projektligj do të rregullojë situatën kur ka mospërshtatje të çmimeve të produkteve vendore me ato botërore, kur ka ngritje të menjëhershme të çmimeve”, ka thënë ajo.

Ajo, ndër të tjera, ka thënë se në këtë situatë kur inflacioni po shënon rritje, të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë janë duke ndërmarrë veprime.

“Me anë të këtij projektligji bëhet ruajtja e mirëqenies së qytetarëve dhe mbrojtja e konsumatorëve”, ka vijuar ajo.

Ajo ka ftuar të gjithë deputetët të mbështesin këtë projektligj.

 

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika