Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është parakusht për anëtarësim në KiE

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk është e përcaktuar që Kosova duhet që draft-statutin e Asociacionit ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese

Mimoza Kusari - Lila, LVV

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk është e përcaktuar që Kosova duhet që draft-statutin e Asociacionit ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, para votimit në Këshill të Ministrave për pranimin e Kosovë në Këshillin e Evropës.

Ajo ka thënë se Kosova ka gatishmëri për zbatimin e të gjithave marrëveshjeve të arritura deri më tani, por sipas saj, ato marrëveshje duhet që të jenë të zbatueshme dhe të obligueshme për të dyja vendet pa dallime.

Kusari-Lila thekson se nuk mund të konsiderohet që vetëm formimi i Asociacionit mund të jetë mekanizëm për integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, sipas saj, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është garancia e vetme dhe kryesore për zbatimin e të drejtave të të gjithëve pa dallime.

“Republika e Kosovës ka treguar gatishmëri për zbatimin e të gjithave marrëveshjeve të arritura deri më tani, përkundrejt faktit që në disa prej tyre ka pasur jo konsistencë të vazhdueshme por që e kemi konsideruar që marrëveshja e Brukselit dhe plani i zbatimit i Ohrit duhet të jenë të zbatueshme dhe të obligueshme për të gjithë pa dallim. Elementin e thirrjes e cila bëhet që vetëm formimi i Asociacionit është mekanizëm për integrimin e komunitetit serb janë rastet dhe është vetë integrimi i komunitetit serb në pjesët tjera të Republikës së Kosovës që e dëshmon të kundërtën. Më e rëndësishme për Republikën e Kosovës në këtë proces por edhe për të gjithë komunitetit përfshirë ato pakicë është anëtarësimi në Këshillin e Evropës, garancia e vetme dhe kryesore për zbatimin e të drejtave të gjithëve pa dallim në veçanti grupeve të margjinalizuara është anëtarësimi në Këshillin e Evropës apo mekanizmi mbikëqyrës që vjen bashkë me anëtarësimin e Këshillit të Evropës. Asnjë mekanizëm tjetër në veçanti jo ata të kërkuara nga Serbia për arsye se Serbia vet si shtet ka qenë shklesja dhe mbetet kryesore e të drejtave serbe, shteti i cili me mekanizmat e vet indimidon, dhunon dhe dëmton pronën e qytetarëve të vet, luan me procesin e vendimmarrjes për fatin e tyre”, ka thënë ajo për EO.

Kusari Lila ka thënë se dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese dhe themelimi i saj nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por që kjo do të bëhet pas anëtarësimit.

Ajo ka thënë se nuk do të ishte mirë që kjo çështje të bëhej kushtëzim i mëtutjeshëm për Kosovën.

“Si procedurë nuk është kërkuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, sic e dini edhe vetë vetë raportuesja Dora Bakojanis, ka treguar që kjo si procedurë nga institucionet e vendit do të bëhet pas anëtarësimit, siç është konfirmuar dhe në letrën e tre krerëve të shtetit si proces i cili ndërlidh zbatimin e tërë marrëveshjeve të arritura apo dy marrëveshjeve të fundit këtë rast Brukseli dhe Ohrit. Prandaj si i tillë nuk do duhej të ishte para kusht ose kushtëzim i mëtutjeshëm, Kosova deri më tani ka treguar vullnet seriozitet dhe përpikmëri, në zbatim të marrëveshjeve por gjithashtu edhe në ruajte të vlerave demokratike dhe ruajte të paqes dhe sigurisë. Ata të cilët e shkaktojnë këtë janë në anën tjetër të kufirit tonë verior dhe kjo është Serbia, domethënë konfliktet problemet, cenimin e të drejtave të pakicave e bën shteti serb në krye me Aleksandër Vuçiq”, ka thënë ajo.

Shefja e deputeteve të VV-së ka thënë se do të ishte mirë që ndërkombëtaret të cilët theksojnë që dërgimi i draftit në Kushtetuese do duhej të bëhej para votimit në Këshillit të Ministrave, të njëjtit do të duhej që të insistonin që votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE të ndodhte sa më parë.

“Prandaj edhe në këtë garancia më e mirë për të gjithë përfshire edhe të gjithë miqtë ndërkombëtar të cilët e përdorin ose e vënë përpara e theksojnë që dërgimi në Gjykatë Kushtetuese do ishte i rëndësishëm ose do duhej të bëhej para Këshillit të Ministrave do të duhej të insistonin që votimi të ndodhte sa më parë, Kosova të anëtarësohej, pastaj përmes mekanizmit ndërkombëtar që është garanci për të gjitha shtetet dhe për të gjitha komunitetet apo grupet e margjinalizuar edhe në shoqëri tjera të funksionojë edhe në Kosovë , si garancia më e mirë pa dallim. Nuk është e përcaktuar që kjo do të ndodh para mbledhjes, është e përcaktuar që Kosova do të procedojë me zbatimin e mëtutjeshëm të marrëveshjeve pas anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës”, ka thënë ajo.

Themelimi i Asociacionit me hapa urgjent i është kërkuar kryeministrit Albin Kurti nga ndihmëssekretari amerikan i Shtetit James O’Brien. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë të martën se në kontekstin e rrugës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Franca i kushton rëndësi përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm të Kosovës drejt formimit të Asociacionit.

Themelimi i Asociacionit ka qenë kërkesë e vazhdueshme edhe e vendeve të tjera të grupit QUINT, që, pos Francës e Gjermanisë, përfshijnë edhe SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika