Kusari-Lila: Do të jetë hera e parë në histori që KE-ja paralajmëron masa ndaj Kosovës, të cilat nuk mund t’i artikulojë

Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se do të jetë hera e parë në historinë e BE-së që Komisioni Evropian paralajmëron masa ndaj Kosovës, të cilat nuk mund t'i artikulojë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari – Lila, në lidhje me paralajmërimet e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës lidhur me situatën e fundit në veri, ka thënë se do të jetë hera e parë në historinë e BE-së, ndoshta edhe e fundit sipas saj, që Komisioni Evropian vendos masa ndaj një shteti, në këtë rast, Kosovës që nuk mund t’i artikulojë.

Ajo në një postim në Twitter ka thënë se këto masa po paralajmërohen të vendosen për shkak se Kosova po tenton të vendosë sundimin e ligjit në tërë territorin e saj.

“Do të jetë hera e parë në historinë e Bashkimit Evropian dhe ndoshta e fundit që Komisioni Evropian vendos masa ndaj demokracisë për arsye që nuk mund t’i artikulojë. Ndoshta, mund të jetë pse, Kosova u përpoq të zgjeronte sundimin e ligjit në territorin e saj, ose pse mbajti zgjedhjet dhe respektoi rezultatet”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.

 

Ndryshe, drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Koopman, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do të komunikojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i ka përgatitur për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

Ai tha se këto masa “nuk janë marrë me lehtësi” dhe se ato janë të kthyeshme në rast se merren hapat e duhur drejt shtensionimit të situatës.

Ai, së bashku me të dërguarin e bllokut evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë marrë pjesë në debatin në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.

Gjatë këtij debati, Lajçaku u ka sqaruar eurodeputetëve hapat konkretë që BE-ja u ka propozuar Kosovës dhe Serbisë për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës.

Në këtë debat, shumica e deputetëve të PE-së kanë kritikuar qasjen e BE-së. Sipas tyre, vetëm Kosova po qortohet dhe ndaj saj po merren masa, ndërkohë që asnjë masë konkrete nuk është përmendur për Serbinë.

Deputetët e PE-së kërkuan që të specifikohen masat edhe ndaj Serbisë, por as Lajçak dhe as Koopman nuk i janë përgjigjur kësaj pyetjeje. Dy zyrtarët evropianë, megjithatë përsëritën disa herë se “nga të dyja palët kërkohen veprime dhe hapa konkretë”

Ndërsa, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka thënë se masat e shpallura ndaj Republikës së Kosovës “nuk janë vetëm skandal dhe dëmtojnë besueshmërinë dhe reputacionin e BE-së, por rrezikojnë edhe sigurinë e të gjithëve”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika