Kusari-Lila: Duhet të ketë konsolidim të projektligjit për skemat pensionale

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, sa i përket nenit i cili parasheh që secili kandidat për pensionin kontributdhënës duhet të ketë së paku 15 vjet përvojë para 1 janarit të vitit 1999, ka thënë se duhet të ketë një konsolidim të mirëfilltë dhe jo të bëhet largimi i këtij neni

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila





Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Mimoza Kusari-Lila, në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës derisa po bëhet shqyrtimi i parë i projektligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, nuk e ka parë si zgjidhje largimin e nenit i cili parasheh që secili kandidat për pensionin kontributdhënës duhet të ketë së paku 15 vjet përvojë para 1 janarit të vitit 1999.

Sipas saj, ky nen të cilin opozita po e quan diskriminues ka qenë edhe më herët dhe ka mbetur në të gjitha dokumentet prej vitit 2004 deri në 2014 kur është votuar si ligj.

Lila ka thënë se Qeveria e ka top prioritet këtë skemë pensionale, por që duhet të mbështetet ajo që Qeveria së shpejti do ta sjellë në Kuvend, duke e përfshirë konsolidimin e kësaj skeme, planifikim të mirëfilltë dhe të përfshihet kërkesa e tanishme e grevistëve.

“Nuk është bërë unifikim i sjelljes në Kuvend komplet, prandaj duhet të ketë reformë të skemës pensionale”.

Ndërsa, Shemsedin Dreshaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), ka thënë se duhet të largohet 15 vjetëshi dhe të mbetet aq sa kanë punuar para luftës.

Mirsad Shkreta nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e ka parë si një zgjidhje heqjen e këtij neni.

“Po të ishte kjo një zgjidhje, atëherë pse nuk është larguar ky nen tash e sa vite”, ka thënë Shkreta, gjersa ka theksuar se janë prodhuar pensione me ligje të veçanta duke mos u përfshirë disa kategori dhe, njëherësh, sipas tij janë prodhuar 6 skema të cilat akoma kanë probleme.

Opozita kërkon ndryshimin e ligjit për pensione

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika