Kusari-Lila e quan “hap të ngutshëm” kërkesën për themelim të komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, kërkesën për themelim të komisionit hetimor për rezervat shtetërore e ka konsideruar si "hap të ngutshëm" të LDK-së dhe kërkesë "të pakuptimtë", pasi, sipas saj, krijon paralelizëm me organet e hetuesisë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, e ka cilësuar si “hap të ngutshëm” kërkesën e LDK-së për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore.

Sipas saj, kjo kërkesë nuk ka kuptim dhe synon të krijojë paralelizëm me organet e hetuesisë.

“Kjo kërkesë, përveçse se nuk ka kuptim, synon të krijojë paralelizëm me organet e hetuesisë. Partitë opozitare jo rrallëherë kanë dalë në mbrojtje të Prokurorisë së Shtetit, duke thënë se ne po iu cenojmë aktivitetin, derisa momentalisht po tregojnë mosbesimin përmbajtjesor ndaj punës së tyre, se mendojnë që përfaqësuesit e kuvendit mund të jenë hetues dhe prokurorë më të mirë se organet e rendit”, ka thënë Kusari-Lila.

Në këtë seancë është në rend dite “Themelimi i komisionit hetimor parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla”.

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka paraqitur para deputetëve propozimin për formimin e komisionit hetimor parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Gashi propozoi formimin e këtij komisioni në emër të 41 nënshkruesve.

LDK kërkon themelimin e komisionit hetimor lidhur me menaxhimin e rezervave shtetërore

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika