Kusari-Lila: Garuesve nga Kosova në “Maratonën e Tiranës” nuk iu vendos flamuri shtetëror

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se në maratonën e Tiranës, garuesve nga Kosova nuk iu është vendosur flamuri shtetëror në listë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se në maratonën e Tiranës është diskriminuar shteti i Kosovës.

Kjo për shkak se, sipas saj, garuesve nga Kosova nuk i është vendosur flamuri shtetëror në listë.

Kusari-Lila e publikoi listën ku vërehet vetëm përfaqësuesja e Kosovës pa flamurin afër, siç i kanë të gjithë shtetet tjera.

“Por, përderisa të gjithë pjesëmarrësve nga vendet tjera, u njihej përkatësia shtetërore dhe shënohej flamuri shtetëror në rezultatet e garës, fatkeqësisht kjo nuk ishte rasti me vrapuesit nga Kosova.Të gjithë pjesëmarrësit nga Republika e Kosovës në Maratonën e Tiranës ishin përfaqësues me shenjën XK (dhe jo KOS, sipas shkurtesës zyrtare të Kosovës) dhe pranë kësaj shkurtese nuk ishte flamuri ynë. Do të thotë, rezultati final i garës nuk mban as emrin dhe as flamurin e Kosovës, përkundër faktit që vit pas viti, numri i shtetasve të Kosovës është në rritje në vrapimin e Tiranës”, tha ajo.

Kusari-Lila theksoi se “të njëjtin rast e kemi hasur më herët në Maqedoninë e Veriut, por gabimi ishte korrigjuar dy vite më parë, pas reagimit të vrapuesve nga Kosova”.

Ajo bëri thirrje që sa më parë të përmirësohet ky gabim që, sipas saj, është teknik.

“Se do të vinte dita të mos njihet shkurtesa zyrtare dhe shënohej flamuri i Kosovës në Shqipëri, nuk do e mendoja. Duke qenë e vetëdijshme se gabimi përtej teknik, nuk ka asnjë prapavijë tjetër, lus organizatorët të ngrisin këtë çështje me kompaninë greke që administroi numrat e garës dhe asnjëherë tjetër të mos përsëritet ky gabim”, tha ajo.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika