Kusari-Lila: Greva e SBASHK-ut me pasoja të parikuperueshme për fëmijët

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se greva e SBASHK-ut po shkakton dëme të mëdha te nxënësit dhe se sipas saj greva duhet të ndërrojë metodë në mënyrë që procesi mësimor të fillojë. Ajo është shprehur se, nëse drejtuesit e SBASHK-ut nuk kanë ide për mënyrën e grevës, mund t'u japin "ide të duhura"

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila





Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka thënë se dëmi që po shkaktohet nga greva në arsim, është i parikuperueshëm.

Kështu ka thënë ajo gjatë fjalimit të saj në seancën plenare ku po diskutohet për grevat në vend.

“Fatkeqësisht fëmijët po ballafaqohen me një situatë që nuk e shkaktuan. Greva e SBASHK-ut po ua shkakton këtë dëm atyre. Dëmi është duke iu shkaktuar fëmijëve pasoja të parikuperueshme”, është shprehur ajo.

Sipas saj, përpjekjet e qeverisë për të gjetur zgjidhje janë të vazhdueshme, por siç thotë Kusari, procesi skajshmërisht është politizuar.

“Kjo u vërejt kur SBASHK-u tha se involvimi i Avokatit të Popullit është institucion që ka hyrë në rrugën e shantazheve për t’i përçarë sindikatat”, ka thënë ajo.

Deputetja e VV-së ka potencuar se në maj të vitit 2022, kërkesa e SBASHK-ut përveç shtesave prej 100 eurosh, ishte që mësimdhënësit të vendosen aty ku e meritojnë në Ligjin e Pagave.

“Sot e kemi udhëheqjen e SBASHK-ut që thotë se nuk e kanë pasur rastin të shohin Projektligjin e Pagave. Si mund të diskutoni për një çështje bazike e cila ka qenë boshti i kërkesës para se të hyjnë në grevë, kur ata sot që ka javë të tëra që Projektligji për Paga është në diskutim publik, thonë që nuk e kanë parë?”, shtoi ajo.

Ndryshe, java e katërt e shtatorit në Kosovë i gjen ende në grevë 99.6 për qind të mësimdhënësve në nivel vendi, e mijëra nxënës jashtë shkollave.

Kjo për shkak të moskompromisit nga asnjëra palë, qoftë nga Qeveria e qoftë edhe nga sindikalistët e arsimit të cilët nuk heqin dorë pa u plotësuar plotësisht kërkesat e tyre.

Mësimdhënësit e institucioneve publike po vazhdojnë grevën, me kërkesën për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj.

Ndonëse përjashtim kanë bërë vetëm disa mësimdhënës që individualisht kanë nisur t’i mbajnë orët mësimore, megjithatë, janë afro 300 mijë nxënës që nuk kanë nisur ende procesin mësimor i cili ishte paraparë të niste më një shtator.

Ndërkohë, paga aktuale e mësimdhënësve në shkollat fillore të Kosovës është 470 euro, derisa me ligjin e ri pritet që të rritet dhe të shkojë deri në 620 euro.

Ndërkaq, mësimdhënësit e shkollave të mesme aktualisht marrin nga 530 euro dhe e njëjta pritet të rritet në 696 euro.

Pas pocedurës së konsultimit publik, Projektligji për Pagat pritet të miratohet në Qeveri dhe në Kuvend.

Greva në arsim, kush ka faj?





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika