Kusari – Lila i drejtohet opozitës: E keni kthyer kuvendin në gjykatore, ta sjellim Nagip Krasniqin në Kuvend me duar të lidhura

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka ironizuar me opozitën teksa ka kërkuar nga ata të propozojnë një mocion dhe të sjellin në Kuvend kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut tashmë të pezulluar, Nagip Krasniqin, që të intervistohet. Ajo ka thënë se opozita e ka kthyer sallën e kuvendit në gjykatore

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ka kritikuar opozitën se po shfrytëzon mekanizmin e prokurorisë duke e kthyer sallën e këtij kuvendi në gjykatore.

Ajo ka ironizuar me opozitën duke u thënë që ta sjellin drejtorin tashmë të pezulluar të KEK-ut Nagip Krasniqi në Kuvend me duar të lidhura për ta intervistuar.

“Opozita po mundohet të shfrytëzojë mekanizmin atë të prokurorisë, duke e kthyer sallën e Kuvendit në gjykatore. Për ta realizuar këtë skenar deri në fund, unë i propozoj që ta bëjnë edhe një mocion sot, që Nagip Krasniqi nga paraburgimi të sillet këtu, në sallën e Kuvendit, ashtu duarlidhur siç e nxorën nga Gjykata dhe të pyetet për të gjitha procedurat e prokurimit dhe aktivitetet tjera sa ishte ai drejtor”, ka thënë Kusari – Lila.

Sipas saj, arrestime si ai i Nagip Krasniqit ndodhin, jo pse i jep tender dikujt, po sepse nuk i jep.

Ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pasur kritika se nuk është bërë menaxhimi i duhur në KEK nga qeveria, madje as me emërimin tashmë të ushtruesit të detyrës.

Shala me kritika ndaj qeverisë: Nuk keni sjellë asgjë në KEK përveçse shkatërrimit

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika