Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në një postim në Twitter, i është drejtuar Kryenegociatorit të palës serbe në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq.
“Kur të jeni gati, Petar Petkoviq, për një marrëveshje të bazuar në njohje të ndërsjellë, siç u ka thënë Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, dhe Parlamenti Evropian, na tregoni, ne jemi gati”, ka shkruar në Twitter, Mimoza Kusari-Lila.
When you’re ready @PetkovicPetar for an agreement based on MUTUAL RECOGNITION, as you were told by @Bundeskanzler and were requested by the @Europarl_EN let us know, we are ready!
— Mimoza Kusari (@mimozakusari) July 10, 2022
Kusari-Lila ketë reagim e ka bërë pasi Kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, kishte thënë se Kosova nuk dëshiron të dialogojë.
“Kur Mimoza Kusari-Lila thotë se kompromisi me Serbinë është i pamundur, do të thotë se Kosova nuk do të dialogojë” kishte shkruar në Twitter, Petkoviq.
Tutje, Petkoviq ka thënë se “e vetmja alternativë ndaj dialogut dhe kompromisit është tensioni në terren, dhe ajo është çfarë dëshiron Albin Kurti. Serbia do të ruajë paqen dhe stabilitetin, pavarësisht ëndrrave militante të Kosovës”.
Kада @mimozakusari каже да је немогућ компромис са Београдом, то значи да Приштина неће дијалог! Једина алтернатива дијалогу и компромису су тензије на терену, то је оно што @albinkurti прижељкује.
Београд ће чувати мир и стабилност, упркос милитантним сновима Приштине!— Петар Петковић (@PetkovicPetar) July 10, 2022
Republika e Kosovës kërkon njohje të ndërsjellë, ndërsa këtë kërkesë poashtu e ka përkrahur Parlamenti i Evropian, nëpërmjet një rezolute ku kërkojnë që dialogu për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të jetë i “bazuar në njohje të ndërsjellë” dhe jo siç po pretendon Serbia që të këtë vetëkompromis.
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti kishte thënë se nocioni ‘Kompromis’ në fjalorin e tij politik nuk ekziston, dhe ka sqaruar se të gjitha kompromiset janë shpenzuar me pranimin e Planit të Ahtisaarit.