​Kusari-Lila kërkon të sanksionohet Serbia për moszbatim të marrëveshjes

"Kemi parë dy shkelje flagrante të fundit, ajo e interferimit të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor në katër komunat veriore, por edhe votimi kundër në fazën e parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës"

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, kërkon nga Bashkimi Evropian të sanksionojë Serbinë për moszbatimin e marrëveshjes me Kosovën.

Kusari-Lila thotë se është e vështirë të ketë pritje të mëdha në takimin e radhës Kurti-Vuçiq në Bruksel, derisa Serbia vazhdimisht po e shkel marrëveshjen e arritur më 27 shkurt në Bruksel, dhe atë për aneksin e zbatimit të saj më 18 mars në Ohër.

“Kemi parë dy shkelje flagrante të fundit, ajo e interferimit të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor në katër komunat veriore, por edhe votimi kundër në fazën e parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës”, theksoi Kusari-Lila.

Sipas saj, e rëndësishme është që në takimin e 2 majit në Bruksel, Kosova të jetë palë konstruktive, që pastaj të mos ketë asnjë pengesë politike për rrugën e vendit në procesin integrues në Bashkimin Evropian.

Duke folur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ajo thotë se Këshilli i Evropës është një mekanizëm shumë i rëndësishëm për Kosovën, ku mund të verifikohen dhe të merren mendime në raport me organizimet e komuniteteve pakicë.

Në anën tjetër, Kusari-Lila nënvizon se pas zgjedhjeve në katër komunat veriore, tani ka një realitet të ri atje. Megjithatë, ajo pranon se do të ketë sfida në ushtrimin e mandatit të kryetarëve të rinj në veri.

“Tash është një realitet i ri, i cili do të kërkojë shumë më tepër angazhim për të funksionalizuar dhe natyrisht pasur edhe një mbarëvajtje të ushtrimit të detyrave të marra nga të zgjedhurit në katër komuna dhe dy asambletë komunale”, përfundon Kusari-Lila./KP

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika