Kusari-Lila: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave

Kusari-Lila tha se në mënyrë të pashmangshme, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimosa Kusari-Lila (Autor i fotos: EO)

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimosa Kusari-Lila, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Në një deklaratë për media pas mbledhjes së Kryesisë, Kusari-Lila tha se në mënyrë të pashmangshme, Kosova gjendet në një udhëtim njëdrejtimësh.

“Nuk ka dyshime të themi që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, dhe tashme duhet të jemi bashkëpunues dhe natyrisht të fokusohemi në ato punë dhe ato angazhime të cilat në presin këtu në Kosovë”, ka deklaruar Kusari.

Krahas kësaj, Kusari-Lila ka bërë të ditur se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të paralajmëruar për në orën 10:00, nuk ka pasur kuorum.

Ndonëse nuk filloi në aspektin formal, ajo ka bërë të ditur se bisedat me shefat e grupeve parlamentare kanë filluar lidhur me dinamikën e seancës të së premtes. Ndër të tjera, bëhet e ditur se ata janë dakorduar që me mocion, në fillim të seancës së sotme, 5 marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat u shtynë javën e kaluar, të përfshihen në agjendë.

“Pesë marrëveshjet janë në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe kanë të bëjnë me marrëveshjen IPA dhe të pestat do të mbështetën edhe nga partitë opozitare. U dakorduam po ashtu që të enjten e radhës të kemi një seancë me trajtimin e të gjitha pikave të papërmbyllura nga seancat e deritashme”, deklaroi Kusari-Lila.

Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS

Një kërkesë e tillë erdhi nga Franca, të cilën, e kanë mbështetur edhe nga Belgjika, Suedia, Holanda dhe Spanja.

Qëllimi kryesor i ETIAS është që të identifikojë kërcënimet ose rreziqet e mundshme që lidhen me vizitorët që udhëtojnë në cilindo nga vendet e zonës Shengen. Autorizimi i këtij programi do të jetë i nevojshëm për të hyrë në një vend anëtar të Shengenit nga ajri, toka ose deti.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika