Kusari-Lila: Kosova, vend i lirisë dhe demokracisë funksionale

Mimoza Kusari pas publikimit të raportit nga "Fondacioni për Inovacion Politik" ka thënë se Kosova është shembull i demokracisë funksionale

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Mimoza Kusari-Lila ka publikuar të dhënat e fundit të Fondacionit për Inovacion Politik me bazë në Francë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ky raport i publikuar së fundmi e ka nxjerrë Kosovën si shembull për Rajonin. Sipas saj, Kosova është shembull i demokracisë funksionale.

“Fondacioni për Inovacion Politik me bazë në Francë, që bën matje mbi çështjet politike, ekonomike dhe sociale të shteteve nëpër botë, në raportin e fundit në një sërë çështjesh e ka nxjerrë shumë mirë Kosovën”, ka shkruar Kusari-Lila.

May be an image of text

Sipas raportit, thuhet se 89 për qind e qytetarëve të Kosovës ndjehen se mund të shprehen lirshëm.

“79 për qind e qytetarëve të Kosovës ndjehen se ndryshimet mund të bëhen nëpërmjet votës, ndërsa 73 përqind e qytetarëve të Kosovës besojnë që demokracia funksionon në vendin e tyre”, thuhet tutje në raport.

Sipas deputetes së VV, pas publikimit të këtij raporti, Kosova është vendi i lirisë dhe i demokracisë funksionale.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika