Kusari-Lila: Ligji parasheh që nuk ka kompensim për grevistët

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në bazë të ligjit për greva, punëtorët nuk kompensohen për ato ditë që nuk janë në vendin e punës

Mimoza Kusari-Lila, shefja e grupit parlamentar të VV-së në konferencë për media. Foto: EO





Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Mimoza Kusari-Lila, në lidhje me ekzekutimin e pagave për grevistët ka theksuar se, ligji për greva e përcakton saktë kompensimin ose moskompensimin për grevistët.

Deputetja e VV-së ka thënë se me ligjin mbi grevën, parashihet se punëtorët qoftë në sektorin publik apo në atë privat, të cilët janë pjesë e grevës së deklaruar, sipas rregullave të parapara me ligj, nuk kompensohen për ditët të cilat nuk janë në vendin e punës.

“Në bazë të këtij ligji, do të vendoset për ekzekutimin e pagave për grevistët”, ka thënë Kusari-Lila.

Sipas saj, kjo është përgjegjësi e agjencive buxhetore dhe e Ministrisë së Financave.

Ndër të tjera, ajo ka njoftuar se të premten e 7 tetorit do të mbahet seanca e re plenare duke filluar nga ora 10:00.

Kusari-Lila ka bërë të ditur se në këtë seancë do të mbahet interpelancë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, për çështjen “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave” e ngritur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK).

Po ashtu, ajo ka thënë se do të shqyrtohen edhe shumë projektligje të reja, atë të institutit për krime lufte dhe atë për siguri kibernetike.

Gjithashtu në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i rekomandimeve, lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika