Kusari-Lila: Në Bruksel janë diskutuar transferet që vijnë si ndihmë nga Serbia, jo çështje të tjera

"Për t'u vendosur ky komunikim dhe kjo mënyrë, e cila do të jetë tërësisht ndryshe prej asaj se si janë bërë transferet, po diskutohet, përtej asaj nuk ka çka tjetër të diskutohet në raport me rregulloren e BQK-së", ka deklaruar shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në takimin e sotëm në Bruksel, mes përfaqësuesve të BQK-së dhe palës serbe, është diskutuar për çështjen e transfereve që vijnë si ndihmë nga Serbia për serbët lokalë në Kosovë.

Përveç kësaj, ajo ka deklaruar se çështje të tjera nuk pritet të diskutohen në këtë takim.

“Vetëm siç e dini çështja e dinarit ka të bëjë edhe me transferet të cilat janë të dedikuara për komunitetin serb në Kosovë, që vijnë si ndihmë nga Serbia. Përderisa është e paraparë edhe në ligjin për menaxhimin e financave të pushtetit lokal, që parashihet që këto transfere bëhen zyrtarisht përmes llogarive të veçanta. Për t’u vendosur ky komunikim dhe kjo mënyrë, e cila do të jetë tërësisht ndryshe prej asaj se si janë bërë transferet, po diskutohet, përtej asaj nuk ka çka tjetër të diskutohet në raport me rregulloren e BQK-së.

BQK-ja është institucion i pavarur, i zgjedhur sipas ligjeve në fuqi prej Kuvendit të Republikës, i raporton Kuvendit, prandaj e vetmja çështje e cila diskutohet mund të jetë transferi i mjeteve që bëhen nga një Bankë që në Serbi quhet Banka Popullore tek Banka Qendrore e Kosovës”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila duke iu përgjigjur kritikave të opozitës se VV-ja është duke shkelur premtimet se çështjet e brendshme nuk do të diskutohen në dialogun me Serbinë, tha se në këtë rast nuk ka shkelje të premtimeve, por realizim të mandatit të plotë dhe të ushtrimit të detyrës së secilit institucion.

“Jo, në fakt nuk e shoh shkelje të premtimeve, e shoh realizim të mandatit të plotë dhe të ushtrimit të detyrës të secilit institucion, prej institucioneve të pavarura siç është BQK-ja e deri tek Qeveria e Republikës si institucioni ekzekutiv përgjegjës për dialogun, ashtu siç është paraparë edhe e thënë në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ajo, raporton EO.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika