Kusari – Lila: Nëse s’do ishim në një situatë serioze, mocioni i AAK-së do ishte qesharak

Shefja e Grupit Parlamentar i LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se nëse situata nuk do të ishte kaq serioze në Kosovë, mocioni i paraqitur nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të ishte qesharak

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar mbi mocionin e paraqitur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Kuvend.

Ajo ka thënë se situata është kaq serioze saqë mocioni i AAK-së është i qesharak në iniciativë.

Kusari-Lila ka theksuar se nuk ka mbështetje matematikore për të cilin mocion pretendojnë se është i qëndrueshëm në raport me numrat në Kuvend.

Ajo ka akuzuar AAK-në se është e dezinformuar ose dëshiron të spekulojë publikisht.

Kusari-Lila gjithashtu ka përmendur mungesën e deputetëve të AAK-së në votimin e një rezolute të tyre dhe e ka konsideruar prezencën dhe opozitarizmin e tyre si “jo serioz”.

“Sinqerisht, po mos të ishte situata kaq serioze kjo është qesharake në kuptimin e iniciativës. Për arsyeje se nuk ka matematik e cila e tregon të qëndrueshëm këtë mocion të AAK-së në raport me numrat të cilët janë në Kuvend. Ai është shumë i dezinformuar, ose dëshiron të spekulojë publikisht. Sot AAK-ja e ka pasur në agjendë të Kuvendit, votimi i Rezolutës së tyre për dy-vjetorin e qeverisjes Kurti, debat ky që është zhvilluar në Kuvend. Dhe a e dini sa deputetë të tyre kanë qenë prezent, zero, as edhe një i vetëm, nuk kemi pasur se çka të votojmë. Kaq serioze është prezenca e tyre edhe opozitarizmi i tyre”, ka deklaruar Kusari Lila.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kishte paralajmëruar se ka votat e mjaftueshme për të rrëzuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti me një mocion mosbesimi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika