Kusari- Lila: Nuk ka konsensus mes opozitës për shkarkimin e Kurtit

"Ne jemi deklaruar në raport për kërkesën e mocion mos besimi. Nuk mbështesim një mocion mosbesimi nga një parti, ende nuk ka konsensus mes partive politike"

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-s, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se nuk ka konsensus mes partive opozitare për shkarkimin e Qeverisë Kurti, duke theksuar se nuk e mbështesin mocionin e mosbesimit.

Ajo ka thënë se nuk ka seriozitet për shpërbërjen e Kuvendit.

“Tri grupet parlamentare të opozitës kanë 42 vota bashkë 2 vota janë të deputetëve të pavarur nëse 44 vota nuk ju bashkohen 16 vota të LVV-së sipas deklarimit të tyre atëherë shanset për çfarëdo suksesi të mocionit janë të vogla. Të gjitha këto nuk mund të bëhen në nivelin e deklarimeve politike nga grupime të veçanta për të caktuar një datë të zgjedhjeve në një datë më të afërt sesa zgjedhjet e rregullta.

Përderisa grupet politike të opozitës nuk e kanë këtë duket pak joserioze të kërkohen votat e pozitës për të shpërbërë Kuvendin apo për të mbështetur mocionin e mosbesimit”, ka thënë Kusari  – Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Ne jemi deklaruar në raport për kërkesën e mocion mos besimi. Nuk mbështesim një mocion mosbesimi nga një parti, ende nuk ka konsensus mes partive politike”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika