Kusari – Lila: Nuk kemi interes që Kosova të cilësohet si vatër e krizës

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se Qeveria e Kosovës, nuk ka interes që situata në veri të jetë e tensionuar

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, ka thënë se askush më shumë se Qeveria e Kosovës nuk dëshiron që situata në veri të Kosovës të deeskalojë.

Në një konferencë për media, ajo ka thënë se nuk është në interes të Qeverisë që Kosova të cilësohet si vatër krize, por sipas saj, kjo nuk mund të bëhet njëanshëm, duke aluduar kështu edhe te rrëmbimi i policëve të Kosovës nga forcat serbe.

“Duhet të kemi qartësi, përvoja ka treguar se ka lëvizje e mosmbajtjes së fjalëve nga pala serbe. Askush më shumë se qeveria nuk është i interesuar ta qetësojë situatën. Nuk është në interes të askujt nga ne që Kosova të cilësohet si vatër e krizës. Këtë nuk mund ta bëjmë njëanshëm, vërehet se me palën tjetër kemi probleme, i kidnapoi tre policët e Kosovës”, ka thënë ajo.

Ajo tha se me partnerët ndërkombëtarë ende ka hapësirë diskutimi dhe se dallimi i vetëm me ta është ushtrimi i kryetarëve të komunave veriore në zyren e tyre.

“I vetmi dallim ka të bëjë me çështjen e ushtrimit të detyrës nga kryetarët nga ndërtesat komunale apo nga hapësira alternative që i quajnë ata. Ka ende hapësirë diskutimi të përbashkët. Derisa na flasim për një proces, dha afat kohor që përcakton zgjedhje të reja, natyrisht duhet të kemi durimin dhe maturinë të diskutojmë mbi këto ndërtesa. Ato janë për kryetarë komunash, nuk janë për dikë tjetër, nuk janë baza ushtarake”, ka thënë ajo.

Ajo tha se arrestimi i Milun Milenkoviq, i dyshuar për organizim të sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan, nuk ka qenë provokim, përkundrazi, sipas saj, i kontribuon shtensionimit të situatës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika