Kusari – Lila për kidnapimin e tre policëve: Agresori banon në Beograd, ndërkombëtarët duhet të reagojnë

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kuasri – Lila, pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe brenda territorit të vendit, ka thënë se kjo është një shtrirje e ndërhyrjes së dhunshme e Serbisë në Kosovë pas ngjarjeve në veri dhe ka kërkuar reagim nga komuniteti ndërkombëtar

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar në lidhje me kidnapimin e tre policëve brenda territorit të Kosovës nga policia serbe.

Kusari – Lila ka theksuar se kjo është një shtrirje e ndërhyrjes së dhunshme e Serbisë në Kosovë pas ngjarjeve në veri.

“Tre policë kufitarë të Kosovës janë rrëmbyer sot brenda territorit nga xhandarmëria serbe. Kjo është një shtrirje e ndërhyrjes së dhunshme e Serbisë në Kosovë pas ngjarjeve në veri”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu, ajo i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë në përputhje me rrethanat.

“Vetëm agresori në këto ngjarje të dhunshme banon në Beograd dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë në përputhje me rrethanat”, ka shkruar ajo në Twitter.

Policia e Kosovës gjatë ditës ka bërë të ditur se tre zyrtarët e saj policorë dyshohet të jenë kidnapuar në territorin e Kosovës në veri të vendit, përkatësisht në komunën e Leposaviqit.

Po ashtu, në lidhje me kidnapimin e tyre ka reaguar edhe kryeministri Kurti, i cili ka kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët që ata të lirohen menjëherë.

Sipas tij, kjo është hakmarrje nga ana e Serbisë ndaj arrestimit të djeshëm të serbit me nofkën “Llune”.

Pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë, RTV Dukagjini ka mësuar se janë bllokuar të gjitha mallrat serbe të hyjnë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika