Kusari – Lila për ndërkombëtarët: Ka devijim të theksuar se si kanë komunikuar me ne

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se me ndërkombëtarët ka pasur devijim të theksuar të komunikimit.

Ajo në “Debat Plus”, tha se sa i përket zgjedhjeve në veri, në fillim ndërkombëtarët i kishin përkrahur me deklarata publike.

“Mund të flasim vetëm në forcën e argumenteve që i posedojmë. Sa i përket çfarëdo “dështimi” për diplomacinë tonë, apo komunikimin. Këtu ka një devijim të theksuar, se si të tjerët kanë komuniku me ne, sepse deri ne momentin e mbajtjes së zgjedhjeve, menjëherë pas, dhe me certifikimin e ne  e kemi pasur vlerësimin pozitiv, deklarata të cilat tregojnë keqardhje për ata që nuk kanë marrë pjesë, dhe indikacione që nëse do të ketë probleme me mandatet e reja do të ketë pasoja”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka bërë hapa përpara sa i përket ligjvënies në veri.

Ajo ka thënë se kushti i parë për zgjedhje në veri, është rendi dhe ligji. Ajo ka thënë se Qeveria e kupton se legjitimiteti i kryetarëve të rinj në veri, është i vogël por sipas saj nuk është inekzistent.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika