Kusari – Lila për sulmin ndaj mediave dhe KFOR-it në veri: Kriminelët duhet të ballafaqohen me drejtësinë

Shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar lidhur me sulmet ndaj mediave, dëmtimit të automjeteve të tyre, dhe plagosja e ushtarëve të KFOR-it në Zveqan dhe Zubin Potok

Mimoza Kusari - Lila, LVV

Shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar lidhur me sulmet ndaj mediave, dëmtimit të automjeteve të tyre, dhe plagosja e ushtarëve të KFOR-it në Zveqan dhe Zubin Potok, të cilat sipas saj janë vepra të rënda të cilat cenojnë jo vetëm sigurinë, por edhe tregojnë “qëllimin që vie nga libri i njejtë i udhëzimeve nga Beogradi”.

“Të njejtat sulme dhe vepra muaj dhe javë më parë, u bënë ndaj qytetarëve të komunitetit serb nëse bandat e Vuqiqit dyshonin se ata pranojnë shtetin e Kosovës, apo bashkëpunojnë me institucionet e vendit. Këto vepra duhet dënuar nga të gjithë ndërsa kriminelët duhet të ballafaqohen me drejtësinë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Deputetja e LVV-së është shprehur mirënjohëse ndaj gazetarëve dhe mediave të cilat kanë informuar publikun për ngjarjet në veri.

“Ndërsa, ushtarëve të lënduar të KFOR-it, shërim të shpejtë dhe kthim në detyrat e tyre të përditshme”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika