“’Shumë zhurmë për asgjë’ më tingëlloi titulli sensacional për ‘takimet sekrete’ të mbajtura në Zvicër midis përfaqësuesve politik nga Kosova dhe Serbia”.
Kështu ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në lidhje me hulumtimin e mediumit zviceran “NAA am Sonntag”.
Sipas tyre Zvicra po ndërmjetëson në mënyrë diskrete mes Serbisë dhe Kosovës dhe po përpiqet të parandalojë që “konflikti” të përshkallëzohet më tej.
Kusari-Lila tha se për të sqaruar edhe një herë “organizata Amerikane, Council for Inclusive Governance, në mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, organizon takimet e radhës së dytë, mes përfaqësuesve politik nga Kosova dhe Serbia”.
Ajo tha se këto takime njohen si “Procesu u Soloturini dhe mbahen që ga viti 2015.
“Takimet në procesin i cili njihet si “Procesi i Soloturnit” mbahen që nga viti 2015. Emri Soloturn, është emri i qytezës së vogël në Zvicër ku ka rastisur të mbahet takimi i parë dhe tjerët kanë vazhduar të mbahen aty”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.
Sipas saj, takimet nuk sekrete dhe nuk janë negociata, e më shumë janë facilitim i komunikimi të palëve në dialog.
“Takimet nuk janë sekrete dhe nuk janë negociata. Ato më shumë janë facilitim i komunikimit të palëve në dialog. Takimet organizohen për të ndihmuar në dialog dhe mbahen sipas parimit të “Chatham House rules”, ka shtuar ajo.
Sipas saj titulli i publikaur nga gazeta zvirerane NZZ, “Takime Sekrete” është sezancional, po nuk ka asgj senzacionale gjatë takimve.
“Titulli i publikuar nga gazeta zvicerane NZZ, “Takime Sekrete” është senzacional, ndërsa nuk ka asgjë senzacionale gjatë takimeve. Nga Kosova, të gjitha partitë parlamemtare shqiptare dhe përfaqësuesit Serb janë pjesëmarrëse, pozitë dhe opozitë. Sa i përket diskutimit dhe konkluzave nga takimet, ato janë publike, të publikuara në ëebfaqen e CIG-ut, përfshirë edhe takimin i cili morri publicitet, ai i datës së 11-12 Nëntorit”, ka thënë Kusari-Lila.