Kusari-Lila për vizitën e Escobar-it: I vetmi opsion diskutimi është lehtësimi i konvertimit të dinarit

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, teksa është pyetur për vizitën e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Kosovë, ka thënë se te ndalimi i përdorimit të dinarit serb, opsioni i vetëm i diskutueshëm është lehtësimi i procesit të konvertimit për pagesa në euro

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, lidhur me vizitën e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Kosovë këtë javë, ka theksuar se vetëm konvertimi i dinarit apo kushtet e proceseve të konvertimit mund të diskutohen.

Ajo ka bërë të qartë se në Kosovë ekziston vetëm një valutë zyrtare, dhe ajo është euroja.

“Escobar ka qenë dhe mbetet i angazhuar seriozisht në procesin e dialogut si i deleguar i departamentit të shtetit në dialogun Kosovë – Serbi. Andaj shqyrtimi i këtij procesi i zakonshëm do të thosha në raport me vizitën e tij në Kosovë. Në raport me qëndrimet për temat që mund të ngritën, çështja e dinarit si valutë për pagesë të brendshme është e qartë që vetëm konvertimi i dinarit apo afatet e proceseve të konvertimit gjegjësisht lehtësimi i konvertimit mund të diskutohet, sepse në Kosovë është vetëm një valutë dhe ajo është euro për pagesa të brendshme”, ka deklaruar ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ndërsa, rreth kërkesës së mundshme për dërgimin e draftit të statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, Kusari – Lila ka theksuar se prioriteti i tyre është normalizimi i situatës në katër komunat në veri të Kosovës.

Ajo, gjithashtu, ka shprehur shqetësimin për tensionet e mundshme në veri dhe ka akuzuar grupe të orkestruara kriminale të drejtuara nga Beogradi për shpërdorime të mundshme gjatë periudhës së ardhshme zgjedhore.

“Sa i përket kërkesës për dërgim të draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, më duhet të ritheksoj se mbetemi të përkushtuar në normalizimin e situatës në katër komunat në veri. Siç po e shohim kohë pas kohe ka tendencë dhe potencial për tensione, sulmi ndaj lokaleve të zëvendëskryetares së Zveçanit ishte një indikacion se periudhat e ardhshme në përafrim të procesi zgjedhor atje mund të pasohen me sulme të tilla të grupeve të orkestruara kriminale që vijnë direkt dirigjuara nga Beogradi, prandaj shohim të rëndësishme stabilitetin dhe sigurinë në vazhdimësi”, ka deklaruar mes të tjerash ajo.

Escobar viziton Kosovën këtë javë, për të diskutuar për dialogun e dinarin serb

Escobar do ta vizitojë Kosovën këtë javë, për të biseduar me liderët e Qeverisë së Kosovës për dialogun në mes të saj dhe Serbisë, si dhe për dinarin e ndalur serb në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit të dielën, duke theksuar se Escobar do të takohet edhe me komunitetin serb të Kosovës për të potencuar mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit, Escobar do ta vizitojë Belgjikën, Kosovën, Austrinë dhe Malin e Zi nga 10 deri më 18 mars 2024.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika