Kusari-Lila: Plani franko-gjerman i pranuar, duhet të finalizohet me njohje reciproke

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se "krerët e shtetit e kanë pranuar planin franko-gjerman dhe ky plan paraqet një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme"

Mimoza Kusari-Lila, shefe parlamentare e Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kryeministri dhe presidentja e kanë pranuar planin franko-gjerman, teksa e konsideron si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme.

Kusari-Lila ka kritikuar procesin e mbarëvajtjes së dialogut ndër vite, ndërsa shpreson që saga e dialogut të përfundojë me njohje reciproke.

Planin franko-gjerman për Kosovën, Kusari-Lila e ka konsideruar si një proces i cili duhet të finalizohet me njohje reciproke.

“Kryeministri edhe Presidentja tashmë janë deklaruar që ky plan ka paraqitur një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe ideja në këtë rast e Republikës së Kosovës është që është një proces i cili duhet domosdoshmërisht të finalizohet me normalizim të plotë dhe njohje të ndërsjellë, prandaj edhe Kosova ka shprehur gatishmërinë që të jetë pjesë aktive e negociatave, në mënyrë që të realizohet ajo që është pritur për shumë vite”,  ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se disa marrëveshje të arritura më herët kanë sjellë ngecje në procesin e dialogut, kësisoj, duhet të shikohen mundësi të tjera për modifikim të marrëveshjeve.

“Megjithatë një gjë është e paevitueshme se rrethanat të cilat kanë sjellë arritja e marrëveshjeve të deritashme dhe nënshkrimi i tyre, disa prej atyre që janë vlerësuar edhe që nuk kanë qenë në favore të Kosovës sjellin ngecje në proces, për arsye që tashmë duhet në procedurë të zbatimit të shikohen mundësitë brenda hapësirës së modifikimit. Ndërsa edhe procesi në kredibilitet ka pasur lëndime serioze deri në vitin 2019 dhe po shpresojmë që sa më parë që është e rëndësishme në veçanti për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës të arrihet marrëveshja për normalizim dhe Kosova të vazhdojë në rrugën e saj për integrimin Evropian”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila për EO.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika