Kusari-Lila pyetet nëse ka menduar të jap dorëheqje shkaku i përgjimeve: Asnjëherë të vetme

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila në “Debat Plus”, ka thënë se gjatë ditës së sotme nuk ka menduar asnjëherë të jep dorëheqje.

“Asnjëherë të vetme”, ka thënë Kusari-Lila.

“E përmenda që situata në terren ka shkuar drejt përmirësimit dhe drejt ngushtimit dhe manovrimit të personave si Radojiçiqi, Veselenoviqi, Llune… Kjo e ka treguar që rrugëtimi ynë, në këtë rast si opozitë, është ai i drejti”, ka thënë Kusari-Lila.

Gjatë ditës së sotme gazeta Nacionale ka publikuar një audio-incizim, bisedë, ku përfshihej shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiq. Kjo bisedë është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin.

Në bisedë, Simiç i thotë Kusari-Lilës, “ti e di që unë të kam lidhur me Millanin, keni biseduar rreth 30-40 minuta për gjetjen e ndonjë zgjidhje”, Kusari-Lila i thotë se “dy tre minuta”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika