Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka dhe nuk ka pasur ndonjëherë përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Ajo ka thënë se Ambasada e ShBA-së ka ftuar nga pozita ministra të dikastereve të veçanta për çështjen e asociacionit dhe përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile, të cilët janë ftuar për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.
“Ne vazhdimisht koordinohemi dhe komunikojmë për çështjet që janë jetike për Kosovën dhe të ardhmen e saj, për ne mbetet primare trajtimi i të drejtave të komuniteteve në përputhje me Kushtetutën”.
Ndërsa, e pyetur për projekt-kodin civil, ajo ka thënë se është në agjendën legjislative dhe se duhet të miratohet.