Kusari: Nuk ka shkelje të ligjit me publikimin e audio-incizimeve

Juristja për media, Flutra Kusari, ka deklaruar se publikimi i audio-incizimeve të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes nuk shkel ligjin në Kosovë

Juristja për media, Flutra Kusari, ka reaguar ndaj publikimit të audio-incizimeve të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në të cilat, ajo dëgjohet duke folur me Sllavko Simiq.

Kusari ka theksuar se publikimi i këtyre incizimeve nuk shkel ligjin në disa aspekte.

Sipas Kusarit, në lidhje me bisedat e publikuara në media, nuk ka shkelje të Ligjit Civil kundër shpifjes dhe fyerjes, nuk ka shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve, nuk ka shkelje të Kodit Penal dhe as nuk ka shkelje të Kodit Etik të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.

Gazeta “Nacionale” tashmë ka publikuar edhe pjesën e 3-të të audio-incizimeve në mes të Slavko Simiqit dhe Mimoza Kusari-Lilës.

Në këtë audio-incizim dëgjohet Kusari-Lila teksa me Slavko Simiqin bisedojnë edhe për çështjen e veteranëve.

Po ashtu, në pjesën e tretë të audio-incizimeve, Kusari-Lila, gjatë bashkëbisedimit me Sllavko Simiqin, e quan idiot patetik Uran Ismailin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika