Kusari për deklaratat e Pacollit: Nuk ka njohuri bazike për rregullimin e mediave

Zyrtarja ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, ka thënë se deklaratat e deputetes Fitore Pacolli për rregullimin apo kontrollimin e mediave, janë të papranueshme, sipas saj deputetja Pacolli nuk ka njohuri bazike për mediat

Zyrtarja ligjore e ECPMF, Flutura Kusari

Pas deklaratave të deputetes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, për rregullimin  e mediave, ka pasur shumë reagime nga shoqëria civile.

Zyrtarja ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, ka thënë se deklarate e Pacollit ishte përpjekje e saj për ta matur sentimentin publik se si do të reagonin në rast të ndonjë tentative për kontroll.

Sipas Kusarit, deputetja Pacolli, nuk ka njohuri bazike për rregullimin e mediave.

“Është e qartë se ajo nuk ka njohuri bazike për rregullimin e mediave për arsye se mediat në Kosovë rregullohen nga KPM dhe KMSHK. Prandaj nuk i takon sidomos Qeverisë t’i rregullojë mediat, kjo thirrje e saj është një tentativë e kotë”, ka thënë ajo në emisionin “Five”.

Kusari është shprehur se deklarata e Pacollit e dhënë në Kuvend të Kosovës, sipas saj nuk ishte e organizuar nga partia, por ka theksuar se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk distancohet, mund të quhet edhe iniciativë e Qeverisë.

“Iniciativa sot nuk dukej se ishte organizuar nga partia, sidoqoftë ajo e përfaqëson LVV-në nuk mundemi ti shohim si të shkëputura, dhe për aq kohë sa partia nuk distancohet do duhej të merrej si iniciativë e qeverisë. Ajo nuk është as në komisionin për media, të vinte ndonjë iniciativë nga ata do të ishte më e pranueshme do të mund ta analizonim”, ka deklaruar Kusari.

Tutje, Kusari ka deklaruar se mediat në Kosovë, kanë probleme dhe duhet të përmirësohen, por këtë gjë nuk duhet të tentojë ta bëjë politika, sidomos ekzekutivi.

Për t’u përmirësuar mediat, Kusari ka thënë se duhet të shtohet buxheti për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika