Kusari për sulmet ndaj policisë: Me Serbinë është e pritshme lista e provokimeve të tilla

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se me Serbinë është e pritshme lista e provokimeve të tilla

Kusari-Lila, lidhur me sulmin e fundit ndaj Policisë së Kosovës në veri, ka thënë se me Serbinë është e pritshme lista e provokimeve të tilla.

Kështu është shprehur ajo në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku pritet propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

“Më 26 prill sulmohet patrulla e njësisë kufitare e Policisë së Kosovës në Zupç të Zubin Potokut. Ky është sulmi i gjashtë ndaj zyrtarëve të policisë së Kosovës. Me Serbinë në kufirin tonë verior është e pritshme dhe aspak befasuese lista e provokimeve të tilla”, është shprehur ajo.

Kusari-Lila ka theksuar se ndonëse sulmet janë dënuar nga ambasadat e akredituara në Kosovë, si dhe nga misioni i KFOR-it, të cilët konfirmuan gatishmërinë për të mbështetur policinë, është e domosdoshme kontrollimi i sjelljeve ndaj rrethanava të tilla.

“Në situatën kur nuk mund të kontrollojmë rrethanat e krijuara nga të tjerët është e domosodoshmë të kontrollojmë sjelljen tonë ndaj rrethanave të imponuara nga jashtë. Në planin ushtarak Kosova e ka forcën e sigurisë, dhe ndonëse nuk është anëtare e NATO-s trupat e aleancën janë këtu në misionin e KFOR-it”, ka shtuar ajo.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila

“Vendi as nuk zmbrapset e as nuk ngadalësohet në progres, sepse kjo është një betejë që do të fitohet”, ka thënë Kusari.

Megjithatë, ajo potencoi se duhet pasur parasysh se rrethanat e krijuara nuk e kanë fokusin e ngushtuar të veprimit, ato janë pjesë e veprimit të një luftë të re.

“Definimi i së cilit u paraqit si luftë hibride, e cila është teori e strategjisë ushatarake e propozuar për herë të parë në vitin 2007, dhe e përdor luftën politike e ndërthurr atë me luftën konvencionale, luftën e parregullt, atë kibernetike me metodat tjera ndikuese si lajmet e rreme, diplomacinë, ndërhyrjet ligjore, dhe ndërhyrjet në zgjedhejt e vendeve të huaja”.

Kuvendi i Kosovës

Gjatë kësaj seance, në rend ditë është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e sekreteve tregtare.

Po ashtu, do të bëhet zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve të tjera joshumicë.

Në rend dite do të jetë edhe zgjedhja e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Gjithashtu, edhe formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika