Kusari për ujdinë e re të Serbisë për gazin rus: Veprim i planifikuar për të përkrahur agresorin

Pas bisedës me Putinin, Vuçiq njofton për marrëveshjen e re të gazit. Lidhur me këtë ka reaguar Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, e cila teksa ka përmendur luftën në Ukrainë, ka thënë se kjo tregon qartë se kujt po ia mban anën Serbia

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, teksa ka reaguar ndaj furnizimit të vazhdueshëm të Serbisë me gazin rus, ka thënë se me këtë Serbia ka zgjedhur qartë t’ia mbajë anën Rusisë në agresionin e saj ndaj Ukrainës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas një bisede telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka thënë se Serbia do të ketë një çmim të favorshëm për gazin rus.

Ai, po ashtu, ka njoftuar për një marrëveshje që do të nënshkruhet dhe do të jetë trevjeçare, lidhur me furnizimin e kësaj lënde.

Ndërkaq, deputetja e partisë në pushtet ka potencuar se me këtë veprim Serbia po ua kthen shpinën politikave evropiane.

“Ky është një veprim i planifikuar mirë i përkrahjes së agresorit (për të paktën tri vjet të tjera) dhe injorimit të plotë të përputhshmërisë me politikat e BE-së. Tani kushdo që del përpara duke mbrojtur atë që nuk ka mbetur asgjë për t’u mbrojtur, është qartësisht që po anashkalohet”, ka shkruar Kusari në Twitter.

Çmimi i gazit që Serbia do të blejë aktualisht është tri herë më i ulët sesa çmimi me të cilin e blejnë këtë lëndë shtetet e tjera evropiane.

Ndërkaq, në dimër ky çmim do të jetë dhjetë deri në 12 herë më i ulët.

Vuçiq ka theksuar se bashkë me Putinin janë pajtuar për çmimin për furnizimin e 2.2 miliardë metër kubikë gaz në vit dhe shtoi se Serbisë i duhen edhe 800 milionë metër kubikë për shkak të zhvillimit të industrisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin

Marrëveshja aktuale për furnizimin me gazin rus skadon më 31 maj.

Ndërkaq, ndonëse vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë, Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk u është bashkangjitur të njëjtave vendime.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika