Kusari: Seanca e ardhshme do mbahet më 19 maj

Në mbledhjen e së hënës të Qeverisë së Kosovës, seanca e radhës është vendosur të mbahet më 19 maj, ndërsa Kryesia e Kuvendit në këtë mbledhje ka diskutuar edhe për fillimin e punës së ekipit për reformën zgjedhore

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të hënën, ka deklaruar se është marrë vendim që seanca e re e Kuvendit të mbahet më 19 maj nga ora 10:00.

“Pas përmbylljes së pikave të seancës së re, do të fillohet me vazhdimin e seancës së papërfunduar, konkretisht, me debatin parlamentar për siguri të kërkuar javë më parë nga AAK, por që me dakordim në seancat e kaluara plenare është shtyrë për një ditë tjetër”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila, gjithashtu, ka thënë se në mbledhjen e sotme kanë diskutuar edhe për konstituimin dhe fillimin e punës së ekipit për reformën zgjedhore.

“Jemi dakorduar gjithashtu që në mbledhjen e ardhshme të kryesisë, t’i kemi të gatshëm emrat e anëtarëve që do të marrin pjesë në ekipin për reformën zgjedhore”, ka shtuar ajo.

Kusari-Lila bëri të ditur se formula e përbërjes së këtij ekipi është e ngjashëm me atë të Komisioneve Parlamentare, ku Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë pesë anëtarë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dy anëtarë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) një anëtar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) një anëtar, Grupi Multietnik një anëtar dhe Lista Serbe një anëtar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika