Kusari: S’mund të pranohet dhuna si standard, dihen procedurat për zgjedhje

Mimoza Kusari - Lila, LVV

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, e ka lënë hapur mundësinë për zgjedhje në veri, por sipas saj, vetëm në forma demokratike, siç është peticioni i listës së votuesve apo dorëheqja e kryetarëve aktualë.

“Dihen procedurat, njëra me dorëheqje, njëra me nënshkrime të listës së votuesve dhe dorëzimi dhe shqyrtimi nga MAPL, dhe vendosja për datën, në cilëndo formë mbetet të shihet, por duhet të jetë me forma demokratike, dhe jo në mënyrën si e kishim shpërfaqjen e mospranimin kinse nga thuhej nga komuniteti serb, pamë cka ndodhi me veprimet e dhunshme ndaj KFOR-it dhe të tjerëve”, ka thënë ajo.

Kusari – Lila tha se askush nuk i ka bërë presion kryetarëve të kaluar të dorëhiqen, sipas saj, kjo ka ndodhur nga presioni i Beogradit.

“S’mund të pranohet që dhuna si standard shtyn përpara kërkesat, por në forma të tjera demokratike shqyrtohen. Askush s’i ka bërë presion kryetarëve të dorëhiqen, dihet që ai presion apo urdhër ka ardhur nga Beogradi. Një gjë që s’mund ta toleronim mbajtja pa titullar të 4 komunave të pushtetit vendor. Në frymën e mirëfilltë të demokracisë, të gjitha vendimet do të jenë në atë vazhdë, por jo në formën se si kërcënohen apo shantazhohen kryetarët e zgjedhur në veri”, ka deklaruar ajo.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika