Kusari: Sulmi ndaj gazetares është sulm ndaj të gjithëve

Juristja për të drejtat e medias, Flutura Kusari ka thënë se "solidariteti në situata të tilla është gjëja më bazike që mediat mund t'ia ofrojnë njëra-tjetrës"

Juristja për të drejtat e medias, Flutura Kusari

Juristja për të drejtat e medias, Flutura Kusari ka reaguar në lidhje me sulmin fizik ndaj gazetarës së RTV Dukagjinit gjatë raportimit të saj në Veri të Mitrovicës.

“Edhe një sulm fizik ndaj gazetarëve, kësaj here ndaj atyre të Dukagjinit. Tronditës. Sikur mjeti shperthyes të kishte shpërthyer 2-3 metra më afer, gazetarja dhe kameramani do të mund të pësonin fizikisht”, ka shkruar Kusari.

Tutje Kusari ka shtuar se brenda 24 orëve kanë ndodhur dy sulme serioze ndaj gazetarëve.

“Gazetarët jo vetëm që kanë të drejtë të raportojnë nga veriu, ata në fakt e kanë obligim. Vetëm përmes gazetarëve ne mund të informohemi se çfarë po ndodhë atje.

“Pa gazetarë do të nënkuptonte që qeveria dhe policia do të informonin publikun për zhvillimet atje”, ka shkruar tutje juristja për të drejtat e medias, Flutura Kusari.

Mes tjerash Kusari ka potencuar se përveç policisë, është “interesante” se si shumica e mediave hezitojnë për t’i raportuar sulmet ndaj gazetarëve “ose i raportojnë në një link që e fshehin në website dhe kërkush s’mundet me gjetë”.

Po ashtu Kusari ka thënë se një sulm ndaj një gazetareje është sulm ndaj të gjithëve dhe “duhet të jetë në ballinë me orë të tëra”. Sipas saj, “solidariteti në situata të tilla është gjëja më bazike që mediat mund t’ia ofrojnë njëra-tjetrës”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika