Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, në seancën e jashtëzakonshme, ka thënë se ka mbetur i befasuar me reagimin e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës.
Kastrati e ka quajtur absurd reagimin e djeshëm të Kusarit, lidhur me audioincizimin e Kusari-Lila – Radoiçiq.
“Mbeta i befasuar me narrativin e saj mohimin e absurdizimin e situatës me përdorimin e fjalëve që ajo shpreh diçka të kundërt me audion që e ndëgjojshim që ka folë me Radoiciqin, kjo është bërë një arkitekte e realitetit të vet që ishte me elemente dekorative, narracion i paqëndrueshëm,” tha Kastrati.
“Mimi dje ishte në kanalizim deri në fyt, e me buzëqeshje i thonte qytetarit ‘asgjë ska ndodhë, besomni ky është një eksperiment për menaxhim krizash’.”
E paraqitjen e djeshme të Kusarit, Kastrati po e quan “imazh qesharak”, duke e ironizuar se me atë “shfaqje”, do ia kishin “lakmi” edhe aktorët e Hollywood-it.
“Ajo e krijoi dje një imazh e një politikaneje qesharake që refuzonte të pranonte veprimin dhe pasojat e gabimeve të saj, dje kemi parë një karakter të paharrueshëm në skenën tonë politike që do ia kishin lakmi edhe aktorët e Hollywoodit. Kurti qëllimisht ka prodhu një polarizim të tmerrshëm shoqëror që kjo shoqëri mos me mujt me pa rrugën e re.”