Mbretërit e Evropës kanë zbarkuar në ishull – për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit në kuadër të çerekfinalës së Ligës së Kampionëve.
Sonte, me fillim nga ora 21:00, në “Stamford Bridge”, Real Madrid luan në udhëtim te Chelsea.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të madrilienve – që janë edhe favoritë për të kaluar tutje.
Në anën tjetër, londinezët e kërkojnë rikthimin e rezultatit, anipse në skuadër ka shumë probleme.
Havertz, Koulibaly, Broja, Loftus – Check dhe Chukëuemeka mungojnë për shkak të lëndimeve.
Teksa, jashtë mbetet edhe Ben Chiëell – që u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë.
Në anën tjetër, te mysafirët mungon veëm Ferlan Mendy.
Këto dy skuadra ishin takuar në të njëjtën fazë edhe sezonin e kaluar – dhe Real Madrid triumfoi me rezultat të përgjithshëm 5-4.